Një tjetër gazetar disident është vrarë dhe torturuar në Arabinë Saudite. Turki Bin Abdul Aziz Al-Jasser mendohet të jetë vrarë në burg një muaj pas masakrimit të Jamal Khashoggi në konsulatën saudite në Turqi.

Portali THE New Khaleej raportoi vdekjen e Al Jasser të shtunën, duke cituar burime nga mbrojtja e të drejtave të njeriut. Lajmi ende mbetet për t’u konfirmuar.

Burime brenda grupit të të drejtave të njeriut thanë se qeveria Saudite besonte se Al-Jasser në mënyrë sekrete mbante një llogari në Twitter të quajtur Kashkoll, në të cilën publikonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarët dhe familja mbretërore.