Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në daljen për mediat, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për votimin për shkarkimin e ministrave, reagoi tha se parlamenti shqiptar është marrë peng.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi, akuzoi Ramën për gjendjen e krijuar në vend, ndërsa e cilësoi atë si një “hajdut psiqik e psikopat”.

Kryetarja e LSI u shpreh se e gjithë opozita do të bashkohet kundër Ramës.

Në fund të fjalës së saj ajo bëri një paralajmërim të fortë, teksa iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Nga nesër e tutje do të keni lajme pafund”.