Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit në një rrugë dytësore Tiranë-Durrës.

Në orët e para të mëngjesit, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit  në pronësi  të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

“Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.”

“Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.