Futbolli është sporti më popullor në botë, por ky sport karakterizohet dhe nga çudirat e shpeshta që jemi mësuar të shohim në ndeshje të ndryshme.

E fundit vjen nga Irlanda e Veriut në ndeshjen e parë të turit kualifikues të Champions League mes vendasve të Linfildit dhe kampionëve të Skocisë, Sëlltikut.

Gjatë ekzekutimit të goditjes së këndit, futbollisti i Sëlltikut, Lei Grifiths, ka qenë “shënjestër” e tifozëve vendas, të cilët kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të tij.

Një ndër sendet e hedhura ka qenë një shishe qelqi e cila nëse do ta kishte kapur do ta kishte dëmtuar seriozisht futbollistin.

Por veprimi që i ka habitur ka qenë ndëshkimi me karton të verdhë në minutën e 65 të ndeshjes nga ana e albitrit spanjoll të takimit, Alehandro Hernandez, me justifikimin se po vonohej shumë duke pastruar fushën nga objektet e hedhura në drejtim të tij. 

Një vendim mjaft i çuditshëm i albitrit duke parë dhe nivelin e ndeshjes, një takim i Champions League.

Megjithatë kampionët e Skocisë, arritën ta fitonin ndeshjen 0-2 pavarësisht presionit të ushtruar nga vendasit duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit.