Këshilli i Ministrave në një vendim të marrë i ka bërë një dhuratë të veçantë aktorit të njohur Mirush Kabashi, duke i dhënë një pension të posaçëm.

Zbulohet vendimi i Këshillit të Ministrave për artistin shqiptar, të cilit përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i është shtuar në masën e katërfishit të pensionit social. Në vendim saktësohet se Kabashi përfiton edhe 280 mijë lekë të vjetra më shumë.

PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook