Një nga ëndërrat e shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë gjithmonë që gjuha shqipe të kthehet në gjuhë zyrtare në vendin fqinj dhe duket se ditën e djeshme projekt ligji i gjuhës shqipe që të jetë gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni ka marrë jetë.

Projektligji i cili ishte pjesë e marrëveshjes mes kualicionit i cili solli qeverin zaev në pushtet ka marr dritën jeshile për tu dërguar në kuvend  për procedurë të mëtejshme.

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik  të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Megjithatë sipas Ligjit në fjalë shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku do të reflektojnë edhe ato shqiptare ndërsa sa u përket uniformave, do të jenë në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo në të gjitha uniformat e ushtrisë.

LEXO EDHE:  Maqedoni/ Sekuestrohen 60 kg drogë në Mavrovë, arrestohen 4 persona

Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut se partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re, partnerët e koalicionit kishin hequr dorë./Io