Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar dy kontrata për toka bujqësore që janë firmosur nga familjarët e Klement Balilit, pak kohë kur ai ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Flitet për një kontratë të datës 20. 5. 2016 e firmosur nga ministria e Bujqësisë me firmën në pronësi të vëllait të Klement Balilit, Bashkim Balili.

Gjithashtu kontrata e dytë është e datës 6.7. 2016 e firmosur nga Ministria e Bujqësisë me nipin e Klement Balilit, djalin e Bashkim Balilit.

Sipas Braçes kontratat janë firmosur nga ish-ministri i Bujqësisë nga rradhët e LSI-së, Edmond Panariti.

“Unë nuk di të bëj teatër Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Kontrata e parë nënshkruar më 20. 05. 2016. Një kontratë e firmosur mes ministrisë së Bujqësisë dhe Balili & co sh.p.k. Ministria e Bujqësisë vë në dispozicion të Balili & co 21. 4 ha tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës.

Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Klement Balilit. Klement Balili nuk është aktor teatri por një person nën kërkim. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinj por dhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë, shpallën në kërkim Klement Balilin. Kjo është tradhëti e madhe, e rëndë që i bëhet policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Kontrata e dytë e nënshkruar 06.07. 2016, dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim dhe pronat e gjithë familjes Balili bastisesish në kërkim të tij. Kjo kontratë është lidhur me shoqërinë “Alb Universal 1995”

Kjo kompani ishte themeluar nga shtetasi Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit. Kjo kontratë i jep kompanisë Alb Universal, sipërfaqen 90.4 ha në zonën kadastrale pasuri në njësinë admistrative Piskov, bashkia Përmet.

Kjo është një kontratë dhënë nga partia e tyre për këta njerëz, dhe në kohën kur këta njerëz ishin shpallur në kërkim nga policia.

Kjo kontratë është dorovitur tek një 21 vjetek një 21 vjeçar që merr nga ministria e Bujqësisë 90 ha për të mbjellë me arra,shegë e lajthi, dhe nuk është zbatuar nga ajo ditë deri sot që flasim.

80 % e kontratave për tokë bujqësore ka qenë një qokë. Investimet e premtuara në kontrata nuk janë kurrë në trendin e 120 milionë dollarëve. Unë dhe një pjesë e kolegëve të mi kemi bërë verifikimet dhe na rezulton ekzaktësisht kjo që po ju them. Numri i të punësuarve është qesharake. Duke iu referuar dokumentit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ai që realisht ka drejtuar ministrinë e Bujqësisë për 4 vitet e shkuara, jo ministri i asaj periudhe ka gënjyer.

Kjo përgjigje e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve saktëson numrin e punëtorëve të deklaruar nga kompanitë është qesharak. Nga data e hyrjes në fuqi të kontratës deri në shtator kur është bërë ky verifikim.

Kontratat nuk janë zbatuar, toka nuk është kultivuar, premtimet në kontratë nuk janë mbajtur. Të gjitha këto tregojnë se politika ka degraduar në një qokë, së pari qokë të rrezikshme kriminale, mbase është nisur si partiake, por për shkak të agjencive ligjzbatuese, vendase e të huaja nuk është më e tillë, është kriminale”, u shpreh Braçe.

LEXO EDHE:  Braçe-Finos: Bashkim, nëse e rrëzon këtë skemë-instrument, e ke shpëtuar njëherë e përgjithmonë futbollin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook