Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave duke iu referuar ankesave të shumta të qytetarëve nëpër portale.

 Tetë punonjës të Hipotekave janë shkarkuar me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit dhe zvarritje të disa çështjeve për vite me radhë.

Shkëndija për këtë vendim u dha nga ankesat e shumta që qytetarët bënë në portalin “Shqipëriaqëdua.al”. Pas verifikimeve të bëra nga grupet e inspektimit, rezultoi se ankesat e tyre ishin të bazuara, dhe se punonjësit e Hipotekave në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Shkodër dhe Elbasan, kishin bërë shkelje të rënda ligjore, duke rënduar qytetarët në çështjet e tyre.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të zgjidhur ankesat e qytetarëve. Në muajt e fundit përmes platformës Shqiperiaqeduam.al qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 ankesa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, tha Gjonaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Gjonaj i përgjigjet VOA-s për punësimet partiake në burgje: Verifikoni dosjen