Gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme qyteti bregdetar i Durrësit do të ketë probleme me furnizimin e me ujë të pijshëm.

Përmes një njoftimi në faqen e Ujësjellje Kanalizime Durrës, thuhet se kjo është shkaku i një defekti që ka ndodhur në tubacionin kryesor DN 700 mm.

“Si rezultat i një defekti ne tubacionin kryesor DN 700 mm te furnizimit me uje te qytetit te Durrësit, gjatë mbrëmjes se sotme dhe ditës se nesërme do te ketë probleme ne furnizimin me ujë në të gjithë zonën qe mbulohet me këtë shërbim. UKD, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetareve, bën të ditur se është duke punuar për riparimin e defektit ne një kohë sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook