Arkeolog, meteorolog, postier dhe tani edhe fotograf; i pajisur me 13 kamera që shkëpusin imazhe nga të gjitha drejtimet, mbërrin R1, ‘selfie drone’.

‘R1’ është i aftë të bëjë foto dhe video në lëvizje nga perspektiva e protagonistit në çfarëdo ambienti, por në mënyrë të plotë autonome.

Për të nisur dhe lëshuar një ‘selfie-dron’, përdoret një aplikacion me të cilin mund të programoni paraprakisht kushtet e fluturimit, ose nëse preferoni, përdorni kontrollin manual.

“Është një aparat fluturues dhe autonom që kupton se ku je, vendin rreth jush, dhe lëviz për të bërë video që ndryshe nuk mund të bëhen”, komenton Adam Bry, një nga shpikësit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook