Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton dhe na ka prezantuar me 12 studentët ekselentë të cilët janë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Vajzat e djemtë e përzgjedhur do të kontribuojnë si përfaqësues të agjencisë, në kryeministri e në ministritë përkatëse, në komunikimin dhe ndërveprimet e qeverisë, me subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri.

“Me 12 ekselentët me mesatare 10.0 që u përzgjodhën për t’u bërë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja, në momentin e një reforme të thellë strukturore të kësaj agjencie, ku vajzat e djemtë e përzgjedhur do të kontribuojnë si përfaqësues të agjencisë, në kryeministri e në ministritë përkatëse, në komunikimin dhe ndërveprimet e qeverisë, me subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri👍”, shkruan Rama.