I ftuar në emisionin “Top Story”, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera ka folur dhe për çështjen e shumëpërfolur “Tahiri”.

Kreu i Qeverisë u shpreh se kjo çështje e ka vënë në pozitë të vështirë, ndërsa thekson se duhet të presim deri në fund sa të zbardhet e vërteta.

“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S’ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të parë të vërteten, nëse ai është i fajshëm apo jo”, deklaroi Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook