Kur do të futet Shqipëria në BE?

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli rreth përgjigjes negativë që mori Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për negociatat.

I pyetur nga media,se kur do të futet Shqipëria në BE, Rama ka dhënë një përgjigje që spritej aspak.

“Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa, i kisha të gjitha flokët dhe kam parasysh nëse do lë mjekrën që ta dëshmoj, do të bëhet më e gajtë se flokët e tua derisa ta plotësojme dëshirën dhe të bëhemi pjesë e saj.

Ky është një rrugëtim siç ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Trashgimia jonë është shumë e rëndë.

Kemi pasur dy ndërpreje të mëdha. Ka të gjitha mundimet e veta. Do t’ia bëjmë yzmetin. Një gjë është e sigurt ti do të votosh për Parlamentin Europian në Shqipëri padyshim. Do votoj dhe unë”, tha Rama.