Mbrëmë në “Air Albania” stadium u luajt ndeshja e parë Francë Shqipëri, ku u mundëm 2 me zero për kampionët e botës.

Inagurimi i këtij stadiumi nuk mund të kalonte pa një incident, pasi mijëra sportdashës nisën të këndonin në kor, “Rama IK”.

Pas kësaj ngjarje, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, ka reaguar zv/ kryeministri Erion Braçe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erion Braçe hedh akuza të rënda në drejtim të Armand Dukës.

“Tani, na mundi edhe në stadium, mblodhi një tufë me idiotë që futbollin e dinë se është loje me parti, ju dha biletat në grup, që s’i gjeti kush i kërkoi individualisht për ditë me rradhë, i bëri të këndojnë me meditje ‘Rama Ik’ dhe, me këngë na mundi përsëri!”, shkruan zv.kryeministri.

Më herët në media u raportua se FSHF kishte dhuruar mbi 10 mijë bileta, ku një pjesë e mirë e tyre ishin rezervuar për militantët e PD-së.

Deklarata e plotë:

LU(L)M SI LULI,
NA MUNDI DHE NE STADIUM!

Ha ha ha ha ha!
Ky eshte tipikisht qesharak!

Pasi na mundi ne rruge,
i perdori te gjitha, guret, pllakat, shashkat, kapsollat, molotovet dhe na mundi;

Pasi na mundi ne 30 qershor ne zgjedhje,
bojkotoi por jo tamam,
shkoi me zjarr e dogji qendra e materiale votimi,
numeroi cdo shqiptar qe nuk eshte ketu prej 25 vitesh dhe e mblodhi, pastaj e shumezoi sic ai vete di dhe,
i dolen 85%, duke na mundur 85 me 15%; Tani,
na mundi edhe ne stadium,
mblodhi nje tufe me idiote qe
futbollin e dine se eshte loje me parti,
ju dha biletat ne grup qe si gjeti kush i kerkoi individualisht per dite me rradhe,
i beri te kendojne me meditje Rama Ik dhe,
me kenge na mundi perseri!

Tre here fitore brenda vitit!
Lu(L)m si ky e si keta!

Thane qe stadiumi eshte grabitje,
thane qe stadiumi eshte shkaterrim i memorjes historike te Tiranes,
thane qe stadiumi nuk do behej,
madje kercenuan kompanine ndertuese e
arkitektin patjeter,
thane qe stadiumi eshte i shemtuar dhe,
i fituan te gjitha ne nje!

Ej, zgjohu or qyq!
STADIUMI U BE, TI HUMBE DHE ATY!
STADIUMI U BE DHE QYTETAREVE NUK U KUSHTOI ASNJE QINDARKE, ZERO!

I ka dhene Tiranes jo vetem nje stadium futbolli por ekonomi, nese do dine ta ngrene e mbajne.

Sic Elbasanit, sic Shkodres,
sic Kukesit tani!

Ej, a e mban mend?!
Ishte nje mashtrues plak qe kete stadiumin e beri ne 100 vjetorin e pavaresise! E qau! E beri!

Kane te drejte kur thone qe ti nuk ke turp! Ju!