Pas inspektimeve të bëra në godiat e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, kryeministri Rama ka zhvilluar këtë pasdite dhe një vizitë në godinat e konvikteve të Qytet Studenti. 

Rama u shpreh se në bashkëpunim me një staf gjerman për projektin tashmë ka nisur puna për 9 godina, dhe se ambicia e qeverisë është që konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vijnë në standardet optimale.  

“Në kantierin e konvikteve të Qytetit Studenti, ku njësoj si tek Inxhinieria, do të rindertohen me themel 9 godina falë marrëveshjes me qeverinë gjermane; 3 godina do të bëhen me ndihmën e parë të qeverisë turke, që do të pasohet nga një e dytë vitin e ardhshëm; Bashkia e Tiranës po ashtu, do të çelë së shpejti kantierin e disa godinave të tjera, me financimin e sapoakorduar nga qeveria shqiptare prej 3mln USD Paralelisht po punohet për projektin e Kampusit Universitar dhe do të nisë këtë javë evidentimi i ndërtimeve pa leje brenda territorit të Qytetit Student”, ka shkruar Rama në Faccebook përbi videos së postuar me pamjet nga godinat e Qytet Studenti.