Kryeministri Edi Rama ka përdorur ironitë dhe kritikat kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama ka shpërndarë statusin e Bashës në twitter ku ka komentuar ndeshjen e futbollit të “Atletico Madridit”.

Ka të drejtë, nuk bëhet ajo që bën Juvja🙃

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

“E paska blerë dhe Atletico Madridin Edi Rama…

I bëj thirrje tifozëve të futen në fushë e të djegin rrjetat e portave dhe topin!”, shkruan Basha. Ndërkohë, kreu i Qeverisë i përgjigjet me një koment nga futbolli.

“Ka të drejtë, nuk bëhet ajo që bën juvja.”- shkruan Rama.