Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën vendimin që do djegin mandatet.

Nuk ka munguar dhe reagimi i kryeministrit Rama në rrjetet sociale, i cili shkruan  me ironi se  skuadra torineze nuk durohet më dhe duhet urgjentisht anulimi i kampionatit.

Kryeministri Edi Rama bën një analizë “sportive” duke marrë si  analogji djegien e mandateve të opozitës dhe shprehet se kjo skuadër,  e “poshtër” duhet të heqë dorë nga avantazhi.

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e  bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama.

Pas vendimit të djegies së mandateve, PD dhe LSI janë shprehur se vendit i duhet krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Në argumentet e tyre kanë pohuar se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një tempull ilegjitim dhe që nuk përfaqëson interesat e votuesve, por atij të krimit.