Sot bëhen 8 vite nga 21 janari i 2011 ku përleshjet e dhunshme mes protestuesve të thirrur nga opozita e asaj kohe e drejtuar nga Edi Rama kundër qeverisë “Berisha” me forcat e policisë sollën 4 viktima.

Kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të PS-së i janë bashkuar homazheve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për katër të rënët e 21 Janarit, ku vendosën kurora me lule.

Pjesë e homazheve ishin edhe familjarët e 4 viktimave, të cilët nuk i mbanin dot lotët për humbjen e të afërmve të tyre.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në protestën e dhunshme të 21 Janarit të vitit 2011.