“Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër, në kuadët të projektit për Shengenin Ballkanik.

Në prani të presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj të gjithë zërave skeptikë, ndërsa theksoi se nuk ka ide për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ apo dhe Jugosllavisë së re. Ai tha se ata që mendojmë kështu, duhet të heshtin. Mes të tjerash Rama komentoi edhe deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ky i fundit deklaroi se Mini-Schengeni Ballkanik çon në një Jugosllavi të re.