Partia Socialiste mblodhi sot aleatët për të analizuar situatën e krijuar në vend, me opozitën që braktisi Kuvendin.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me zgjedhjet lokale, ku Rama dhe aleatët kanë ftuar të gjitha forcat politike që të regjistrohen në KQZ.

Deklaratë pas takimit:

Partitë politike të mbledhura në një  tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste:

–       duke analizuar situatën politike në vend,

–       duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI,

–       duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,

–       duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE,

–       duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror,

–       duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,

–       duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,

DEKLAROJMË SE :

  1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
  2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve  ‘97 e ’98.
  3. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
  4. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
  5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.
LEXO EDHE:  Rama takim me gazetarët në Llogara, flet për marrëdhëniet e tanishme me Metën, Bashën dhe Nanon

Partia Socialiste

Partia Social Demokrate

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Popullore

Partia Socialiste e Moderuar

Aleanca Demokratike

Partia e Gjelbër

Partia e Unitetit Kombëtar

Partia G99

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ardhmëria Shqiptare

Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

Partia e Reformve Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane

Partia e Punës së Shqipërisë

Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori

Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet

Partia Kristiandemokrate

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia e Çështjeve Shqiptare

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Partia Fronti i Majtë.