I ftuar në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.

Rama tha se ndjehet mirë që Shqipëria dhe shqiptarët janë më të qetë se kurrë.

Kryeqeveritari tha se opozita i ka sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe do të jetë aty deri në 25 qershor.

“Në rast se 25 qershori do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste, ata në datën 26 nuk do të jenë më ministra. Ata janë ministra për të garantuar se administrata do të bëjë administratën dhe partitë bëjnë fushatën. Kjo është detyra e këtyre ministrave, nuk ka asnjë procedurë tjetër që lidhet me politikat e qeverisë” – tha Rama.