HE REPUBLIC OF ALBANIA H.E. Edi RAMA Prime Minister General Assembly 70th session 25th plenary meeting Continuation of the General Debate

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij theksoi se Shqipëria është një vend i vogël me një histori të gjatë dhe me një potencial të madh.

Gjithashtu Rama citon se korrupsioni është pikërisht faktori që trëmb investitorët e huaj për të investuar në vendin tonë. Gjatë fjalimit të tij ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është një faktor i rëndësishëm pasi Integrimi në Bashkimin Europian vazhdon të mbetet pikësynimi i vendeve të Ballkanit perëndimor.

“Një nga prioritetet kyresore i vendit tim është anëtarësimi në BE. Për ne integrimi europian qëndron në zemrën e zhvillimit tonë të përgjithshëm, pasi prek çdo qelizë të arkitekturës tonë të zhvillimit.

Ne duam të masim progresin tonë me rezultate dhe reforma e drejtësisë që po zbatojmë është shembulli më shkëlqyes.

Ne presim që partnerët tanë të BE të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt celjes së bisedimeve për anëtarësim. Ky do të jetë një moment historik gjithashtu edhe një unkorim i fortë për ne që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Ne shpresojmë që ne BE pavarësisht krizës aktuale do të vazhdojmë të besojmë se procesi i zgjerimit do të mbetet katalizatori më i mirë europian për të garantuar paqen, zhvillimin.”-theksoi Rama

Rama në fjalimin e tij kërkoi mbështetjen pët njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe shprehu gatishmërinë ndaj luftës kundër terrorizmit ku  premtoi para liderëve të 194 shteteve si lideri i një vendi të vogël se Shqipëria do vijojë ta bëjë detyrën e saj.

LEXO EDHE:  Komentuesi i uron fatin tragjik të pushuesve, ja si i kafshohet kryeministri në komente

“Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënieve për të ecur përpara, dicka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë deri tani është një kontribut për një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe siguri për rajonin të të gjithë vendeve të tij përfshirë edhe vetë Serbinë.Rama tha gjithashtu se terrorizmi dhe regjimi korean janë kërcënimet me të cilat përballet bota, ndërsa mbështeti iniciativën e SHBA për reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.”

Rama tha gjithashtu se terrorizmi dhe regjimi korean janë kërcënimet me të cilat përballet bota, ndërsa mbështeti iniciativën e SHBA për reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook