Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë në Berat sot, kur po zhvillohet dhe protesta para Kryeministrisë.

Rama ka zgjedhur të jetë në Berat në një takim me 200 operatorë turistikë të zonës, ku foli për transformim në Berat dhe për projekte që i kanë sjellë këtij qyteti një rritje disa fish të turistëve.

“Nga një rrënojë e ka kthyer në një tjetër pikë referimi për jetën e përditshme dhe turizmin këtu. Para se të ngjiteshim deri këtu ne kaluam në katet e ndërtesës dhe pamë një punë të bërë me shumë dashuri. 13 mijë vizitorë në 2013 dhe 110 mijë vizitorë në 2018. Rezultati si pasojë e rritjes së fuqisë tërheqëse të Beratit falë rilindjes urbane. Një program që fuqizon kapacitetet e të gjitha zonave të vendit tonë për të thithur më shumë vizitorë. Duke thithur më shumë vizitorë thithim më shumë para që shpenzohen, në bare, restorante, bujtina e hotelet e Beratit.
Sot ishim në një bujtinë pranë rrugës së rindërtuar të kalasë e cila tashmë është e shpëtuar nga ato vështirësi e probleme për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe amortizimit të kalldrëmeve”, tha Rama.

Ai deklaroi se ne po punojmë për një program të ri, mbështetjeje për transformimin e shtëpive tradicionale në monument kulture. “Në mënyrë që të shpëtohen nga rrënimi dhe të rritet kapaciteti ekonomik i familjeve që praktikisht kanë një pasuri të fjetur në duar dhe mezi arrijnë fundin e muajit. Është e pafalshme”, tha kryeministri.

LEXO EDHE:  Të rinjtë i fishkëllejnë Ramës, reagon ish-kryeministri, ja me kë e krahason

Ai theksoi se Berati sot ka shumë probleme pa diskutim por nuk mund të krahasohet me dje. “Dje nuk kishte shpresë”, u shpreh Rama.