Kryeministri Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit  “Eqrem Çabej” në Gjirokastër.

Gjatë takimit teksa dëgjonte ankesat e studentëve, Rama nuk i kurseu as batutat me to duke i thënë atyre: “E dija që do kalonte viti i ri e do bëheshit të urtë. Kam frikë se mbas kësaj urtësie do iu vijë gjumi. Pastaj duhet pritur një dekadë të zgjoheni prap. Po unë s’ iu le unë t’iu zerë gjumë”.

Njëkohësisht Rama iu drejtua edhe rektorit të Universitetit të Gjirokastrës duke i kërkuar atij të hartojë projekte sepse qeveria do të ti financojë me patjetër ato.

“Për të kërkuar para është gjëja më e thjeshtë. Në Gjirokastër është rregulli numër një që fillon biseda me bashkëbiseduesin dhe përcakton edhe rregullin se si vijon dhe mbaron. Investimet do t’i bëjmë tani në nivel projektesh. “E vërteta është që ke marrë përgjigjen dhe të kamë thënë shkruaj në platformë në Shqipëriaqëduam.al. Ne  nuk i dimë të gjitha dhe mësojmë duke dëgjuar tjetrin.

Sa i takon kartës kemi vendosur një afat tek pakti për Universitetin, sepse nuk është një program i shkruar qeverisës, por është një program i detajuar angazhimesh që ne duhet t’i kthejmë në një kontratë.  Titujt shkencore sa të vërtetë  janë, tregtia e librit në këmbim, të notës si do frenohet dhe si do vlerësohet pedagogu nga studenti. Këto ju më duket i keni harruar, por këtë do ua përsëris vazhdimisht. Shumica e pedagogëve janë të denjë. Nuk e përjashtojmë se pedagogët e denjë janë të shumtë dhe nuk duhet të futen me një thes me disa sharlatanë, të cilët duhet thënë se nuk janë të paktë në numër. Nuk shoh në asnjë universitet, që të këtë nisur procesi i verifikimit të titujve akademikë”- deklaroi Edi Rama në Gjirokastër.