Teksa mbante fjalimin e tij në sallën e Kuvendit Edi Rama ka përmendur dhe protestën e bujshme të studentëve, që sipas tij qeverisë i dha mundësinë për të dëgjuar dhe reaguar, ndërsa opozitës i tregoi që ajo nuk egziston fare.

“Nuk jemi ata që duam të kontrollojmë çdo gjë, por duam të vëmë kontrollin e ligjit mbi të gjithë. Duhet të shtyjmë përpara reformën në drejtësi. Gjykatësit rrugëve, por nesër ndoshta nesër do të jenë para drejtësisë. Protestat e studentëve na dha mundësinë të dëgjojmë dhe të reagojmë, ndërsa këtyre iu dha mesazhin se nuk iu shikojmë më me sy. Këtyre protesta e studentëve iu thanë se nuk ekzistojnë si alternativë. Kujtojnë se shqiptarët kanë njëmijë e një arsye që të kërkojnë nga ne, nuk duhet të besojnë tek vezët dhe pilivesat mes tyre.

E vetmja shkencë që njeh ajo është shkencave e filxhanëve. Një gjë është e sigurte: nuk vijmë më këtu dhe atje sa të jetë PS.  Ne kemi ngritur grupe të përbashkëta mes ministrive dhe universiteteve sipas fushave dhe këto fusha do të ndërtojnë të gjithë projektin për investimet që lidhen me infrastrukturën. Këto projektet do të behën bashkë dhe do të jetë një program për universitetin. Do të transformojmë të gjithë infrastrukturën e universitetit. Ata se kuptojnë, por dinë një gjë: Njerëzit kuptojnë dhe njerëzit dinë dhe kujt duhet ti besojnë. I kanë pritur nga ne të gjitha dhe njëherë, por kjo nuk është e mundur. Çka është plotësisht e sigurte është se ne nuk duhet të merremi me ta,”-deklaroi kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  "Ndërrimi i ilaçit po më vret djalin e vetëm", letra e nënës së dëshpëruar në parlament