Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës “Bashkia që duam” ka ndaluar në qytetin e Përmetit, ku në bashkëbisedim me qyetarët atje nuk ka ngurruar të thumbojë dhe të akuzojë opozitën.

Ndër të tjera Rama deklaroi në Përmet se Shqipëria ka arritur në një pikë ku kërcënohet nga fantazmat e 1997 të cilët duan t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ato pamje të serviruara nëpër botë janë pamje që dëmtojnë çdo njeri që në këtë vend ka vendosur të punojë dhe të investojë. Dëmtojnë edhe rrugëtimin tonë evropian. Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.

Shkojmë tek njerëzit e u kërkojmë vota e u kërkojmë të na besojnë, ndërkohë që kemi vendosur që kush fiton qeverisë e kush humbet bën opozitë, që është po aq e rëndësishme për të bërë detyrën e vet. E pastaj t’i themi që ne jemi popull si ju, e tani çohu dhe vuri zjarrin vendit e na ço atje ku duam ne”,- deklaroi Edi Rama