Në një dalje publike itën e sotme në aktivitetin “Bashkëqeverisja me qytetarët”, kryeministri i vendit deklaroi se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje.

Ndër të tjera Rama tha se jë dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”- tha Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.