Kryeministri, Edi Rama ka vijuar të përsërisë kërkesën e tij për një dialog me studentët, të cilët janë në protestë që prej 12 ditësh.

Sot Rama, brenda pak oresh ka bërë dy reagime ku sërish kërkon dialog.

Në mëngjes ai postoi një foto ku shihej një studente amerikane ku protestonte me nje panakartë, ku shkruhej “Duam dialog dhe tranparenc”.

Ndërsa së fundmi Rama ka reaguar përsëri në Instagram ku shkruan një thënie të Eleanor Rooseveltit.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vd*sim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”.