Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” publikon një foto të Konsullatës shqiptare të Milanos.

Konsullata shqiptare në Milano tashmë ka një godinë të re.

Kryeministri bën me dije se konsullata do të jetë e përbashkët: Shqipëri-Kosovë

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook