Kryeministri Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” një njoftim për studentët, i cili është publikuar edhe nëpër Fakultete.

Në njoftim thuhet se të gjithë studentët nga data 9 janar duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga reduktimi i tarifës së shkollimit.

Njoftimi i plotë
Njoftohen të gjithë studentët se: Nga data 09.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit pranë degës së shërbimeve për 3700 studentë përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit me 100% apo 50 % sipas kategorive të shtresave sociale paraprakisht në VKM-të e nxjerra në fund të dhjetorit 2018, ref.fletorja zyrtare 189. Vendime të miratuara 26.12.2018.

Gjithashtu, nga data 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët që do përfitojnë trajtim financiar/bursa referuar VKM-të të nxjerra në fund të dhjetorit 2018 ref.fletorja zyrtare 189, Vendime të miratuara në 26.12.2018.