Edi Rama uron një ditë të mbarë përmes “Facebook” për të gjithë shqiptarët, duke bashkangjitur dhe një video.

Në video tregohen intervista drejtuar qytetarëve të cilët shprehen tepër të kënaqur nga shërbimi.

Sipas tyre tashmë zbatimi i teknologjisë ka thjeshtuar kryerjen e procedurave, me ndihmën dhe të aplikimit online, dhe jo më pritjes në rradhë për të marrë informacione.

Implikimi i teknologjisë dhe profesionalizmi i stafit të punësuar e bëjnë të jetë model për tu ndjekur Konsullatën e Milanos të shqiptarëve.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama në postimin e tij.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 17. Januar 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook