Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’i urojë një ditë të mbarë shqiptarëve me disa pamje nga rilindja urbane në Fier.

Por ashtu si në çdo postim, edhe këtë herë qytetarë të shumtë kanë kritikuar dhe i kanë bërë sugjerime të ndryshme kreut të Qeverisë në lidhje me problemet e tyre të përditshme.

Një prej komentuesve i “kujton” kryeministrit Rama se në Dibër vijojnë ende të ecin me gomar se nuk ka rrugë.

Kometuesi: Shum bukur kryeminister por ne ktej nga dibra akoma ecim me gomar se skemi as ruge as uj as gje prej gjeje rrespekte.

Statusi i Ramës
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje nga rilindja urbane në Fier ju uroj një ditë të mbarë 🌹”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook