Kryeministri, Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, pamje nga projekti i fazës së dytë të Lungomares.

Në këto pamje shihet se si do të jetë pjesa e sipërme e bregdetit, me pemë, pishina etj, të cilën Rama e quan një hapësirë urbane fantastike.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan kryeministri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook