Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama që sipas tij nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me bombardimet në Siri.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kjo ndodh për faktin se “në SHBA drejton Trump dhe jo Sorosi”.

Vasili tha se kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhehoqi në Siri.

Postimi i plotë:

Kryeministri qep gojen per bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri qe komenton cdo budallek te mundshem me te gjithe fuqine e mundshme dhe me te gjithe cektesine e mundshme, ka qepur gojen per bombardimet, qe SHBA udhehoqi ne Siri.

Sigurisht per kryeministrin, qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udheheq nje aksion te nivelit boteror per goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht ne Siri.
Turp per kryeministrin qe i kundervihet amerikes dhe shqiptareve duke heshtur.

Fol kryeminister, boll u frike; per te miren e njerezimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook