Kryeminstri Edi Rama ka sfiduar Lulzim Bashën të flasë pas akuzave që bëri kreu i opozitës për invesimet në Tiranë si ndërtime të njerëzve që pastrojnë paratë e drogës.

Rama ka përmendur disa nga emrat e biznesmenëve më më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë.

Kryeministri duke replikuar Bashën e ftoi të flasë për miqtë e tij dhe mbështetës të Partisë demokratike kur tha: 

Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?

Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë. Këto 4 njerëz janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kanë bërë pasuri kur ti ishe në Hollandë dhe nuk guxon ti të thuash që pastrojnë drogë. Hajde këtu më thuaj, Zamir Mane është pjesë e skemës së pastrimit? Shefqet Kastrati është pjesë e PPP. P e kanë edhe D, janë PD. Bashkim Ulaj, Ramë Geci, kanë bërë kërkesë të ndërtojnë dhe le të ndërtojnë. Kurrë nuk kam penguar njeri të ndërtojë në këtë vend dhe do të zhvillojë këtë vend”, tha Rama.

Basha ngriti akuzën se kullat e Tiranës po përdoren për pastrimin e parave të drogës.

Rama ndërkohë që ishte në foltoren e parlamentit i’u drejtua Bashës duke thënë:“Si nuk përgjigjesh asnjëherë kur pyetesh për gjëra konkrete”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook