Pas seancës parlamentare ditën e sotme ku pati shumë replika dhe debate me një fjalor jo të përshtatshëm të përdor nga të dyja palët, konflikti Rama-Berisha ende nuk është mbyllur edhe pas përfundimit të asaj seance.

Kryeministri Rama ka vendosur ta vazhdojë këtë debat duke postuar një video në Facebook-un e tij, teksa i përgjigjet një qytetareje pë “shijen e keqe” që debati i sotëm i ka lënë kësaj të fundit.

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e pamundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz.

Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht Saliun Ka ikur koha kur ajo kufoma politike mund të bënte dëm, por nuk e kam të lehtë t’ja lë të kalojnë ato qenërirat që nxjerr një prodhues rrenash, dokrrash si ky farë burri pa din e pa imam pa Kanun, pa Bibël e pa Kuran”,- ka deklaruar Rama në videon e postuar.