Fill pas deklaratave thumbuese të Monika Kryemadhit në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka quajtur Presidentn një “pengmarrës së zyrës së Presidencës”.

Më tej në reagimin e tij në Twitter Rama ka theksuar se Gjykata Kushtetuese sipas tij, shumë shpejt do t’i japë fund kësaj maskarade.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama, në Twitter.