Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me ndodhinë në seancën e sotme në Kuvend. Rama ka sulmuar opozitën pas gjuajtjes së tij me vezë.

“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”, shkruan Rama.