Kryeministri Edi Rama u takua me simpatizantë të njësisë 5 në Tiranë duke vijuar kështu takimet elektorale me qytetarët. Rama tha se shqiptarët duhet t’i shohim të bashkuar dhe jo të ndarë politikisht.

Ne jo vetëm nuk kemi armiqësi me kundërshtarët tanë, jo vetëm që nuk i shikojmë shqiptarët si tanët dhe të atyre, jo vetëm që nuk duam ti shohim njerëzit që kanë bindje të tjera të ndihen të përjashtuar, përkundrazi ne duam ti shohim shqiptarët të bashkuar, duam ti shohim të ndihen të lehtësuar nga pesha e konflikteve, sherreve dhe lloj lloj pazareve për tepsinë e pushtetit. Duke iu thënë demokratëve: Tani e e bëmë tonën, e shpëtuam PD, e shpëtuam nga njollosja si parti që u mbyll në çadër”, tha Rama.

Ndërkaq duke ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën, Rama u bëri thirrje demokratëve duke u kërkuar votën në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Demokratët e njësisë 5 duhet të votojnë PS që të na kthejnë detyrimin ndaj Shqipërisë jo ndaj nesh. Ne ju shpëtuam Lulin,  ata duhet të shpëtojnë Shqipërinë nga Luli, sepse  Luli nuk është i përgatitur jo pur tu bërë kryeministër, por nuk është i përgatitur akoma për të ndenjur zgjuar kur fiken kamerat dhe kur mbyllet TV. Luli që shikoni në TV, më besoni unë e kam parë nga afër, nuk është ai që shikoni në TV. Kur fiken kamerat duhet ta tundësh se e zë gjumi. Prandaj ajo që unë them është se Shqipëria ka humbur shumë kohë. Shqipëria ka ardhur vërdallë shumë vite.”, vijoi Rama