Edhe njëherë si çdo ditë Edi Rama ka uruar mëngjesin tek ndjekësit e tij por me një foto nga Berati këtë herë. Ai ka postuar një foto tek rrejti i tij social “Facebook” ku nga lart duket ura që lidh Mangalemin me Goricën.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike mbi urën lidhëse të Mangalemit me Goricën në Berat,” ka shkruar Kryeministri në Facebook.

Gjithsesi kjo nuk bën komentuesit të qëndrojnë dhe filluan sërish ti vinin në dukje atij kritikat e tyre: 

“Nxirre dhe malin që u dogj o pasha,” i shkruan njëri nga komentuesit.

“O burre i dheut! Na nxirr ndonje foto prej toke,se prej havaje edhe fshati im duket i bukur,” shprehet një tjetër.