Ashtu si në çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme i ka uruar një ditë të mbarë shqiptarëve në faqen e tij në “Facebook”, me pamje të ndryshme nga vendi.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka zgjedhur që t’ua urojë “mirëmëngjesin” shqiptarëve me pamje nga Lungomare e Vlorës gjatë natës.

“Mirëmëngjes, dhe me këto imazhe të Lungomares mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë,”  shkruan Rama.

Ndërkohë që shumë prej ndjekësve vlerësojnë punën që kryeministri ka bërë për vendin, ka dhe disa nga ata që janë kritikë. Një prej komentuesve i shkruan njerëzit kanë nevojë për bukë dhe jo për fasada.

Komentuesi: “O kryeministër mos u lavdero me këto realizime projektesh se njerëzit kanë nevojë për punë jo për të tilla fasada sheshe dhe rrugë,
Kur populli nuk ka për të ngrënë 
Je shumë dobët nuk bëhet shqipëria me ty”