Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF paraqet të dhëna shqetësuese në lidhje me përdorimin e teknologjisë nga fëmijët shqiptarë.

Nga shifrat e publikuara në raport UNICEF konstaton se rreth 77%  e fëmijëve përdorin telefonin çdo ditë, duke qëndruar online përreth 3 orë, madje duke përdorur edhe opsionin e “videocall” (telefonatës me kamera) pa dijeninë e prindërve të tyre.

Shifrat bëhen alarmante kur sheh se 25% e fëmijëve bisedojnë online me dikë që nuk e njohin në jetën reale, ku rreth 16% të fëmijëve përdorues kanë shkuar më tej duke takuar dikë që e kanë njohur fillimisht në internet.

Për ekspertët e UNICEF, lundrimi në internet është forma e re e të mësuarit, dhe ajo nuk duhet ndalur, por kjo nuk do të thotë që të negliizhohet ngritja e strukturave eficente për të mbrojtur të miturit nga fenomeni i shëmtuar i bullizmit online.

Nisur nga ky fakt UNICEF ka hartuar edhe një sërë programesh për të ndihmuar më mirë prindërit dhe mësuesit se si t’i shpjegojnë fëmijëve rreziqet që vijnë nga interneti.

“Eksperienca e fëmijëve shqiptarë nuk ka asnjë ndryshim me atë të fëmijëve te vendet e tjera. Shumica e fëmijëve të moshës 9 vjeç kanë akses në internet përmes celularit, tabletit dhe kompjuterit.

Shpjegimi dhe përgatitja e fëmijëve për rreziqet dhe si të parandalojnë risqet, çfarë të bëjnë në fazat fillestare është pjesë e zgjidhjes. Pjesa e parë e zgjidhjes është të minimalizojmë risqet, që të kemi mundësi të adresojmë çështje që në fazat fillestare, që do të thotë se ne kemi nevojë për kapacitete të forta në zbatim të ligjeve, oficer policie, prokuror, gjykatës, punonjës social, mësues, që të bëjnë më shumë rreth çfarë po ndodh në botën dixhitale.

LEXO EDHE:  Komisioni Europian përllogarit rritjen ekonomike të Shqipërisë

Në Shqipëri janë vetëm disa njerëz që mund të jenë të përgatitur mjaftueshëm për të adresuar këto çështje si në shoqërinë civile ashtu dhe strukturat ligjore.

Në kohën moderne fëmijët dhe të rritur mësojne pak më ndryshe se në  shekullin e XVII apo VXIII. Është e njëjta gjë të imagjinosh një fëmijë në kohën tonë, të ndalosh të luajë jashtë, sa e tmerrshme është, të shikosh nga dritarja kur të gjithë luajnë, e njëjta gjë është të ndalosh fëmijën tënd nga mësim apo eksplorimi i botës në internet, ai do të ndihet i përjashtuar, kjo është pse them që interneti nuk është një monstër. Ai i ka të dyja të mirën dhe të keqen”, thuhet ndër të tjera në raportin e UNICEF.