Rreth 500 milionë njerëz në zonat e luftës në të gjithë botën, po vuajnë nga uria, njoftoi OKB në raportin e fundit, duke deklaruar se “pa paqe nuk ka perspektivë për çrrënjosjen e urisë”.

Luftërat dhe konfliktet përkeqësojnë urinë në botë, paralajmëroi OKB dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të arritur paqen, në mënyrë që të mbrohen njerëzit që janë në rrezik urie në zonat e konfliktit.

“Në tetë vende, çdo i katërt nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, thuhet ndër të tjera në raportin e Këshillit të Sigurimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook