Pas raportit të fundit të organizatës Transparency International, ku Shqipëria renditej në vendin e 99-të për shkallën e lartë të korrupsionit, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha e ka konsideruar dështim të qeverisë këtë renditje, duke bërë kështu sipas tij, që dyert për hapjen e negociatave me  BE-në të mbyllen.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Deshtimi tjeter i turpshem i Kallam Deshtakut!

Mbyllen dyert par hapjen e negociatave me BE!

Te dashur miq, njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqiperise per hapjen e negociatave.

Lufta kunder korrupsionit eshte kusht themelor per hapjen e negociatave me BE.

Por ne vend te progresit ne plotesimin e ketij kushti, Shqiperia shenon kete vit renie te ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetem nuk ka permiresim por ka perkeqesim, zbret me tete vende ne listen e Transparency International.

Vjdhjet e medha me PPP, prona, dogana, taksa dhe tatime jane shkaqet e perkeqesimit, rritjes galopante te korrupsionit gjate ketij viti.

Miq, me Ramen nuk ka integrim. sb