E ka quajtur një parti të tretë në Opozitë rolin e Presidentit Meta në politikë, teksa ka folur edhe për reagimet e Metës në lidhje me çështjet aktuale në qeveri.

I ftuar në emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Rama gjithashtu komentoi dhe zgjedhjen e Metës në krye të Presidencës, duke ironizuar teksa tregon se Meta u zgjodh President pasi nuk kishte vota për të zgjedhur dikë tjetër.

Jeni penduar që e keni zgjedhur si President?

Faleminderit që ma bërë ketë pyetje, por e trajton sikur unë isha një njeri që zgjodha këmishën. Ne nuk mund të zgjidhnim dot një president më të mirë se ai në atë opozitë. Nuk e kam menduar që do ishte kaq i lehtë në raport me peshën e rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Rolin e të qenit babai i kombit. Roli të qenit shembulli mbi palët. Meta na bëri që të mendojmë se i kemi rëndë në qafë Bujar Nishanit, kur thoshim që nuk ka më keq se Nishani. Sot nuk kemi president kemi një partiak në zyrën e Presidenti. Është për të ardhur keq, se ka një eksperiencë dhe ka aftësitë për  tu sjellë ndryshe.