Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se me vendimin e lënies së mandateve opozita po përbalt shqiptarët por edhe po bllokon negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE ka reaguar edhe “adashi” i Ramës Edi Paloka i cili ka ironizuar fjalimin e kryeministrit, duke u shprehur se Ramës gjatë fjalimit po i merrej fryma dhe iu dridh zëri.

“E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull….. shkruan Paloka në facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës

“E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!”