Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një deklaratë për mediat, tha se se ajo votë duhet të ishte e unifikuar dhe të perfaqësonte popullin shqiptar.

“Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar. Mbrëmë ministria e Jashtme ka nxituar të shpjegojë votën “Kundër”. Por sot, pasi i keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe fakti të kryer, çdo justifikim është pa vlerë.

Disa shtete kanë abstenuar me votën e tyre në OKB dhe është për të ardhur keq keqpërdorimi që i është bërë qëndrimit të BE-së. Është për të ardhur keq që Rama e do SHBA-në ta mbështesë për Reformën në drejtësi dhe nga  ana tjetër investohet kundër sajj.

SHBA-të kanë qëndruar gjithnjë fort në krah të shqiptarëve,”- tha Gjosha.

Klajda Gjosha konferencë për shtyp

Klajda Gjosha në Konferencë për Shtyp.

Gepostet von Monika Kryemadhi am Freitag, 22. Dezember 2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook