Eltjon Halimi, këshilltar i LSI në  Këshillin Bashkiak të Tiranës nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas akuzave të hedhura nga PD për pazaret që u bën për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Halimi shprehet se LSI nuk ka patur kurrë asnjë takim të fshehtë mes PS-LSI.

POSTIMI I PLOTE
E vërteta e vetme e mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak!

Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vertetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!

Dje, nuk ka patur asnjë takim “të fshehtë” midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një degjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrotje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave. Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të pëfaqesueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesemarjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.

Kjo është e verteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vertetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.

Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me milona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjëve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!