Nga foltorja e Kuvendit Ministrja e Arsinit Lindita Niolla ka reaguar pas akuzave të Opozitës ditën e sotme në Kuvend se Arsimi është në një gjendje të mjeruar, duke u shprehur se nuk ka ndërmend të ulë kokën pas baltës që Opozita hedh ndaj saj. 

Nikolla i ka konsideruar shpifje akuzat ndaj saj dhe ka deklaruar se do të flasë dhe për vendimarrjet e saj në Arsim pasi koha do ta tregojë.

 

“Dëgjova diskutimet e Bashës dhe padyshim me dëshirën e flamurmbajtësit të protestës së studentëve, duke bërë shpifje.

Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithëfare dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia.

Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt.Ku vajtët ju që thonit se do rrisim tarifat që paratë të shkojnë te privati? Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve. Unë kam marrë vendime shumë të vështira, por jam kujdesur që të gjithë aktorët në sistemin arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas raportit të përgjegjësive. Koha do ta tregojë. Ju sjell ndër mend dështimin spektakolar për akreditimin e universiteteve. E çfarë ndodhi? U mor vendimi për të mos akredituar asnjë universitet në Shqipëri,” tha Nikolla.

LEXO EDHE:  Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?