Në lidhje me grabitjen e postës në Krujë dhe arrestimin e autorëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se kapja e autorëve është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar & KÇK”, shkruan Rama.